13:20 / E Hënë, 05 Shkurt 2018

Një në 20 burra, nuk i kanë parë kurrë gratë e tyre pa grim

Duke pasur parasysh se patriarkati vazhdimisht i shtynë gratë të duken në një mënyrë të caktuar, nuk është çudi që disa ndjehen të varura nga kozmetika.

Nga mbulimi i revistave, televizioneve dhe filmave me fytyra të përkryera, gratë kanë ndjerë presionin për t’u dukur bukur, madje edhe kur janë me persona më të rëndësishëm.

Sipas një studimi, një në njëzet burra britanik nuk e kanë parë kurrë partneren e tyre pa ndonjë lloj grimi, transmeton Indeksonline.

Madje sipas studimit, 15 për qind e grave pranuan se zgjoheshin më herët për të vënë grim përpara se parteri i tyre të zgjohej.

Sipas këtij studimit, një në dhjetë gra besojnë se duken “të tmerrshme”.

Një përqindje e vogël thonë se rrallë herë dalin jashtë shtëpisë pa make-up, pasi shumë njerëz i komentojnë se sa të lodhura duken.

Sondazhi i RapidLash Enhancin Serum gjithashtu pyeti nëse emisionet televizive kishin një ndikim në perceptimin e vetë femrës.

Kështu ata zbuluan se disa programe televizive si “Toëie, Love Island dhe Keeping Up Ëith The Kardashian”, frymëzon gratë për të pasur kujdes më të madh për pamjen e tyre.

Nga 2 mijë  meshkuj dhe femra të intervistuar, 23 për qind e grave thanë se ishte lëkura e tyre ajo që i bëri “të shqetësuar” të qëndrojnë pa make-up.

Mirëpo, këto gra nuk e aplikojnë që ta fshehin fytyrën e tyre përgjithmonë, duke thënë se pas një muaji ato dalin natyrshëm para parterit të tyre.

Sipas anketës, 13 për qind e grave nuk dalin as deri në dyqanin lokal pa vendosur grim.

Ndërsa, sa i përket burrave, 62 për qind e tyre pohojnë se gratë duken më mirë me grim, ndërsa 8 për qind thonë se nuk iu pëlqejnë vajzat që përdorin shumë kozmetikë./Indeksonline/