10:17 / E Enjte, 17 Maj 2018

Një nënë ofendohet në aeroplan nga një person, një “hero” i del në ndihmë

Një grua nga Oklahoma është mbrojtur nga një pasagjerë, pasi ajo u ofendua nga një tjetër bashkudhëtar i tyre në aeroplanin me të cilin fluturonin, pasi ai e quajti “të trashë dhe me erë të keqe”.

Savannah Philis e cila është nënë e një fëmije tregon se ajo ishte duke udhëtuar nga United Airlines nga Oklahoma në Cikago, kur ndodhi kjo gjë.

“Përderisa unë u ula në ulëse, një burrë rreth të 60-ave u ulë pranë meje dhe telefonin e tij ai e mbante fare pranë fytyrës sime që të mund të shihja çfarë shkruante ai në mesazhe”, ka thënë ajo.

Ai shkruante jam ulur “pranë një femre të trashë dhe të keqe. Unë nuk e di se çfarë thotë pjesa tjetër e tekstit.”, ka treguar Philips në Facebook.

“Ktheva kokën sa më shpejt që munda. Isha e tronditur dhe ishte si një konfirmim i gjërave negative që unë mendoj për vetën time në bazë ditore. Përpara se të mund të lexoja të tërën unë e ndjeva vetën shumë të nxehur, dhe i ndjeva lotët duke më rënë në faqe”, ka shkruar më tej ajo.

Phillips më tej ka treguar se një tjetër person i cili ishte pranë tyre ka parë tekstin.

Ai preku në kraharor personin në fjalë dhe i tha: “Hej, duhet të flas me ty”.

Kështu i riu mori gjërat e tij dhe u ngrit dhe i tha se duhet t’i ndërronin vendet duke i thënë se nuk do të toleronte të bënte këtë gjë që ai po bënte.

Menjëherë pas kësaj të dy burrat u ndërruan.

“Kur ai u ulë pranë meje, ai pa që unë po qaja dhe më pyeti përse. Unë iu përgjigja duke i treguar se u ndjeva e turpëruar, ndërsa ai më tha se nuk duhej të lejoja dikë të më shqetësojë në këtë mënyrë, dhe filluam të bëjmë një bisedë të vogël që më bëri të ndihem më mirë”, ka shtuar ajo./Indeksonline/