08:55 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Një person kërcënohet me armë në Prishtinë

Një person ka raportuar se është kërcënuar me armë nga një individ.

Sipas komunikatës së policisë dërguar për media, thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Remzi Salihu” në Prishtinë.

“Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen e kalibrit 9 mm”, shkruan në raportin 24-orësh të PK-së.

Nuk raportohet për të arrestuar. Ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./AktivPress