09:47 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Një person ndërron jetë në Fushë Kosovë, policia e cilëson rastin si të dyshimtë

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë një person është gjetur i shtrirë në tokë.

Sipas tyre, njësiti i emergjencës ka transportuar viktimën për në spital, ku në rrugë e sipër ka ndërruar jetë.

Vdekja po cilësohet si e dyshimtë, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion./Indeksonline/