11:44 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Një person plagos veten aksidentalisht në Gjilan

I dyshuari mashkull përderisa ishte në sigurim në objektin e fermës, duke manovruar me një armë zjarri aksidentalisht ka qëlluar veten në këmbë. I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar pistoleta e kalibrit 6.75 mm dhe një gëzhojë, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/