08:02 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Një shprehi për ta filluar mëngjesin mbarë

Mund ta filloni ditën duke e shtyrë alarmin, duke u zgjuar me vështirësi nga shtrati në minutën e fundit, pastaj me nguti të largoheni nga shtëpia.

Ose, mund ta filloni ditën me shprehi të mira të mëngjesit. Këtë do ta sugjeronte çdo kush.

Një këshillë për të filluar mëngjesin mbarë është nevoja për ta rregulluar shtratin.

Gretchen Rubin, autorja e “Projektit të lumturisë” ilustron se një mënyrë e thjeshtë për të qenë më të lumtur është rregullimi i shtratit në mëngjes. Duke e bërë këtë hap të vogël, ju e keni kryer detyrën e parë të ditës, dhe do të ndjeheni më të qetë.

Ky veprim do të ju dhurojë ndjesinë e krenarisë dhe do të ju frymëzojë për të bërë edhe gjëra të tjera, më të rëndësishme.

Temat: