13:09 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Një tjetër gazetar i njohur i bashkohet Nismës Socialdemokrate (Foto)

Nismës Socialdemokrate i është bashkuar një tjetër gazetar. Bëhet fjalë për Kastriot Sylejmanin.

Ky i fundit ka ushtruar profesionin e gazetarit në televizionin Kohavision (KTV) Sylejmani është zgjedhur një ditë më parë si koordinator i partisë së Fatmir Limajt për qytetin e Vitisë.

Ish gazetari ka thënë se ka zgjedhur Nismën pasi vlerëson se kjo parti po jep shembull se si qeverisët si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

“Rrugëtimi ynë ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve. Nisma Socialdemokrate ka pasur shtrirje në komunën e Vitisë, pavarësisht sfidave ajo ka rritur të jetë afër qytetarëve dhe elektoratit të vet. Si koordinator i degës bashkë me ekipin punues do të angazhohem që Nisma të jetë faktor në nivel lokal dhe qendror”, ka thënë një ditë më parë Sylejmani në tubimin e organizuar në Viti.

Ndryshe, Sylejmani ka qenë gazetar për më shumë së një dekadë. Ai ka qenë redaktor e autor i emisioneve të ndryshme informative në shtëpinë mediale, Koha.