14:50 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

‘Një tregim Prishtine’, sonte premierë në PriFest

Në kuadër të festivalit ‘PriFest’ që ka nisur të martën në kryeqytet, sonte do të jepet premierë filmi kosovar ‘Një tregim Prishtine’.

Me skenar të Getoarbë Mulliqit e regji të Burbuqe Berishës, filmi flet për jetën e një çifti të ri të shtresës së mesme, Aurora dhe Beni, ndërron kur vajza e tyre, Fiona diagnostifikohet me leukemi dhe fillon sfida për të gjetur paratë për trajtim jashtë vendi.

Gjatë përpjekjes për t’i siguruar paratë, ata ballafaqohen me pjesën e errët të botës dhe përballen me beteja të ndryshme. Jeta e tyre e qetë dhe e lumtur merr kthesë drastike dhe ndërron tërësisht.

Në rolet kryesore janë: Teuta Krasniqi e Donat Qosja.

Filmi do të shfaqet në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës./Indeksonline/