11:01 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Një vit nga vdekja e Ergi Dinit, e ëma dhe motra ua këputin shpirtin më këto dedikime për të (Foto)

Sot janë mbushur plotë një vit nga aksidenti tragjik që mori jetën e dy të rinjve teksa po udhëtonin me moticikletë.

Ergi dhe Kejdi Halili të dy 21 vjeçar thyen zemrat e familjarëve, të afërmeve dhe të gjithë fansave, shkruan Indeksonline.

Image result for barbana dini dhe ergi

Por edhe pse kanë kaluar një vit për familjarët e Ergit dhimbja është ende shumë e madhe dhe thuajse e pa përballueshme.

Nëna dhe motra e Ergit kanë shkruar disa fjalë shumë të ndjera për Ergin të cilat i kanë ndarë me fansat e tyre.. Sigurisht që këto fjalë do t’ua thyejnë zemrën sepse do të ndjeni dhimbjen që ato po përjetojnë.

Image result for barbana dini dhe ergi

POSTIMI I NËNËS SË ERGIT, MIMOZA DINI

PER TIM BIR.

Mendja m’u thinj nga nata Shpirti m’u keput,ra nga vjeshta, Krahet m’i shqeu shterngata dhe zerin ma mbyti heshtja. Trupi m’u ça nga dhembja dhe dhembja uluriti prej mallit, Zemra fluturoi nga brenda dhe mori fytyren e DJALIT.

 

POSTIMI I BARBANA DINIT, MOTRA E ERGIT

Miq e dashamires!

U be nje vit qe Ylli im,Ergi,ju bashkua yjeve te tjere,ne qiell!

U be nje vit,qe zemra ime rreh edhe per Te. U be nje vit qe stuhite e dhembjes se shpirtit,me rrezojne.Por ne çdo çast te veshtire,kam ndjere nje dore qe shtrihej,per te me ngritur. Ajo dore, jeni ju, miq dhe dashamires.

Miresine tuaj e kam ndjere ne çdo çast. Jam lutur dhe vazhdoj te lutem edhe per ju.Lumturia qofte perhere ne vatrat tuaja!Jeni te çmuar per mua!/Indeksonline/