10:52 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Një vit pas hyrjes në qarkullim, shikoni gjendjen e autobusëve të rinj (Foto)

Ka pak kohë që një pjesë e autobusëve të rinj kanë ardhur në Prishtinë.

Që nga lëshimi i tyre në qarkullim janë bërë tashmë një vit.

Edhe pse kohë e shkurtër, ata kanë filluar të dëmtohen nga qytetarët të cilët i shfrytëzojnë ato, duke mos pasur aspak kujdes, transmeton Indeksonline.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar  disa fotografi ku shihet se janë dëmtuar karriget e një autobusi urban në Prishtinë.

Kujtojmë se pak ditë pas hyrjes në qarkullim të autobusëve të rinj, është dëmtuar një nga këta autobusë, të cilit i është thyer xhami nga njerëz të panjohur. /Indeksonline/