11:33 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Njëherë e ftoi, tash Kuvendi i Serbisë ia anulon ftesën deputetes Osmani

Deputetes Vjosa Osmani i është anuluar pjesëmarrja në Kuvendin e Serbisë një ditë pasi ajo ka konfirmuar se do të marrë pjesë në një takim, me ftesë të Nenad Canak.

Shkuarjen e delegacionit nga Kosova e ka bllokuar kryeparlamentarja e Serbisë pas kundërshtimeve të deputetëve serbë.

Një ditë pasi kryetari Këshillit për Integrimet Evropiane në Parlamentin e Serbisë, Nenad Canak, ka ftuar dy deputetet e Kosovës, Vjosa Osmanin, që drejton Komisionin për Punë të Jashtme dhe Blerta Deliun, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane,  ka njoftuar se është anuluar ftesa.

Ai ka deklaruar se kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkovic e ka stopuar ftesën për delegacionin e Kosovës që është ftuar për të marrë pjesë në një takim ndërparlamentar në Beograd.

Osmani dje konfirmoi se do të marr pjesë, por sot u njoftua se kjo ftesë është anuluar nga Kuvendi i Serbisë.

Canak ka thënë se e ka ftuar delegacionin e Kosovës në takimin “Nëpërmjet idesë drejt paqes dhe zhvillimit” që mbahet më 11 dhe 12 maj në Beograd duke theksuar se ftesat janë bërë sipas takimeve të formatit të ngjashëm në të cilat merr pjesë edhe Kosova me fusnotë, por këtë sipas Canak e ka pamundësuar Kryetarja e Parlamentit.

“Pasi ka konfirmuar se një numër i deputetëve të vendit dhe jashtë vendit nuk do të marrin pjesë në takim nëse aty vjen delegacioni i Kosovës ajo ka vendosur ta anulojë ftesën në mënyrë që takimi të jetë sa më i suksesshëm. Duke pasur parasysh se ajo vjen nga partia në pushtet, e unë jo, është logjike që ne të kemi qasje të ndryshme për këto çështje. Megjithatë ajo është kryetare e Kuvendit dhe fjala e saj është përfundimtare” ka thënë Canak.

Duke iu referuar Sheshelit i cila ka paralajmëruar se nuk do ta lejonte vizitën e Vjosa Osmanit në Beograd, Canaka ka thënë se është bizare që Sheshel i bën pyetje në Kuvend pasi ai është i dënuar për krime lufte dhe se mandati i ka mbetur vetëm pasi ashtu e parasheh ligji.

 

Temat: