22:08 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Njerëzit bien në depresion, tre ditë pasi ndalojnë ushtrimet

Ndalimi i stërvitjes mund të përkeqësojë depresionin në më pak se tri ditë, sugjeron një hulumtim i ri.

Në një përmbledhje të gjashtë studimeve që vlerësojnë ndikimin e ndërprerjes së ushtrimeve në të sëmurët e shëndetit mendor, rezultatet tregojnë se simptomat e tyre, të tilla si një humor i vazhdueshëm i ulët, shfaqet pothuajse menjëherë.

Autori i studimit, profesor Bernhard Baune nga Universiteti i Adelide, tha: “Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë ndikimin e mundshëm në mirëqenien e tyre mendore kur papritmas pushojnë ushtrimin e rregullt”.

“Rekomandohet të paktën 150 minuta me instensitet të moderuar një javë për të ruajtur shëndetin dhe për të parandaluar depresionin ose 75 minuta stërvitje me intensitet të fuqishëm për përfitime shëndetësore shtesë.

Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se aktiviteti rri lirimin e endofrineve, të cilat nxisin disponimin e njerëzve dhe nxisin qetësinë.

Rreth tre për qind e të rriturve në Britaninë e Madhe vuajnë nga depresioni çdo vit./Indeksonline/