11:25 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Njerëzit e bardhë përdorin më pak ’emoji’ të bardhë

Kur u lansuan fillimisht në vitin 2015, emojit me ngjyrë korrigjuan një gabim të dukshëm. Më parë, nëse një njeri me ngjyrë të zezë ose një grua latine dëshonte të shkruante një emoji në një iPhone, ajo dilte me ngjyrë të bardhë.

Zgjidhja e Unicode Consortium bëri që t’u lejohej përdoruesve të zgjedhnin një emoji të caktuar me një nga pesë tonet e lëkurës, duke filluar nga “e zbehtë e bardhë” deri te “e kafe e errët”. Njerëzit menjëherë filluan përdorimin e toneve të reja, duke shijuar lirinë për të postuar me ngjyrat që i përfaqësonin të gjithë.

Duke përdorur të dhëna nga API-ja e Tëitter-it në SHBA prej 18,000 tweets, nga ai grup vetëm 19 për qind përdorin një emoji me ton të lehtë të lëkurës. 30 për qind e përdorin të dytën, pjesa e mbetur prej 52 për qind përdorën tre tonet më të errëta.

Vlen të përmendet se papëlqyeshmëria e emojit të bardhë duket paraprakisht i mbyllur në Shtetet e Bashkuara. Diku tjetër në botë, përfshirë Lindjen e Mesme, emoji i bardhë është më i zakonshëm. “Kjo bisedë mund të jetë krejtësisht e ndryshme në Afrikë,” tha Chow-White. /IndeksOnline/