15:29 / E Premte, 25 Maj 2018

Njëri nga të lënduarit nga shpërthimi në rrezik për jetë (Foto)

Para një ore ka ndodhur një shpërthim në një nga rezervuarët e kompanisë së derivateve ‘Al Petrol’ në fshatin Miradi, komuna e Fushë Kosovës.

Nga ky shpërthim kanë pësuar katër persona, të cilët janë lënduar nga flakët që ka përfshirë rafinërinë e naftës, shkruan Indeksonline.

Zyrtari për informim në Qëndrën Klinikë Universitare, Shpend Fazliu për Indeksonline ka treguar se në emergjencë kanë pranuar një prej të lënduarve.

Fazliu ka shtuar se stafi është duke bërë përpjekje maksimale, por gjendja e tij është e rëndë.

“Në emergjencë kemi pranuar vetëm një rast me djegie të rënda. Stafi emergjencës po merret dhe po bënë përpjekje maksimale, por gjendja është e rëndë”, ka thënë ai për Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante të cilat po mundohen të fikin zjarrin.

Po ashtu, ata kanë evokuar tërë personelin nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/