18:34 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Njësia Speciale arreston tre serbë në Ranillug, dyshohen për kontrabandë me armë e vepra tjera

Njësia Speciale e Kosovës në një aksion sot ka arrestuar tre serb në fshatrat e Ranillugut dhe Korminjan të dyshuar për kontrabandim me armë dhe vepra të tjera penale, shkruan ‘Veçernje Novosti’ e përditshme e Beogradit, përcjell Indeksonline.

Sipas përfaqësuesve të serbëve lokalë u ndaluan Dejan Cvetkovic (35) punëtor Ranillugut dhe Milanka dhe (52) Bozidar Cvetkovic (70) nga Korminjane.

Këta tre serb sipas gazetës Verçenje dyshohen për trafikim të armëve por edhe për vepra tjera penale.

Forcat speciale, me armatim të plotë dhe të shoqëruar edhe me autoblinda, fillimisht kanë shkuar në një kafene, në pronë të Nenad Cvetkoviqit, të cilin s’e kanë gjetur aty, ndërsa më vonë e kanë bastisur shtëpinë e tij, ku i kanë arrestuar të shoqen Milankën dhe të atin Bozhidarin.