08:23 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Njihuni me adhuruesin më të madh të “McDonald”, ai ka ngrënë nga një hamburger çdo ditë për 46 vjet (Foto)

Don Gorske është 64 vjeçari i cili gjatë gjithë jetës është çmendur pas hamburgerëve të “McDonald”.

Duke qenë entuzistë i madh i hamburgerëve dhe ushqimit të shpejt, ai ka ngrënë më shumë se 30.000 të tillë gjatë gjithë jetës së tij.

64 vjeçari nga Wisconsin i Shteteve të Bashkuara ka ngrënë nga një hamburger për çdo ditë për 46 vjet, që prej 1 majit të 1972-ës dhe tani shpreson që të arrijë deri në fund të jetës shifrën prej 40.000 hamburgerësh të ngrënë.

Por edhe përkundër këtij zakoni në dukje kaq të pak të shëndetshëm, ai thotë se nuk ka as kolesterol dhe as presion jo normal të gjakut.

“Çdo Big Mac për çdo ditë, është jetë e përsosur e mrekullueshme” kishte thënë ai./Indeksonline/