00:46 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Njihuni më mirë me Audi Q8 2019

Nuk ka dy javë që kur Audi prezantoi zyrtarisht modelin e ri Q8, me të cilën marka gjermane zgjeron vargun e ofertave të saja SUV.

Audi Q8 është rival direkt i BMë X6 e Mercedes GLE, me një çmim rreth 75 mijë euro, ky model i ri do të dal në shitje gjatë kësaj vere, transmeton IndeksOnline.

Audi Q8 është 4,986mm i gjatë, e që është 66mm më i shkurtër se Q7, por është më i gjatë se rivalët e tij, X6 e GLE.

Audi Q8 i ri do të ofrohet me 12 ngjyra të ndryshme për tu zgjedhur, e mbrojtës të ndryshëm nga plastika.

Fillimisht ky super SUV do të ofrohet me vetëm një motor për t’u zgjedhur, ai 3.0 litërsh V6 me naftë që prodhon 282 kuaj fuqi, e që do të thirret Q8 50 TDI.

Audi Q8 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 6.3 sekonda e atë maksimale prej 230 kilometra në orë.

Audi ka konfirmuar se në vitin 2019 do t’i ofrohet motori me benzinë V6 55 TFSI me 335 kuaj fuqi.

Në videon në vazhdim mund të shikoni detajisht specifikat dhe përparësitë e këtij modeli fantastik /IndeksOnline/