14:35 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Njihuni me modelen indiane që i ngjason Rihanna-s

Renee Kujur është një modele nga Chhatisgarh, India.

Dhe kudo që ajo shkon, njerëzit e quajnë Rihanna, sepse ajo i ngjason asaj shumë.

Por, Renee thotë se nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, duke treguar se si ajo është përbuzur para se të bëhej lidhja e saj me Rihanna-n, për shkak të ngjyrës së zezë të lëkurës.

Kur Rihanna erdhi në skenë, ajo gjeti “suksesin” e karrierës, pasi  fotografët do të nxirrnin në pah ngjashmërinë e saj me Rihanna-n.

“Askush nuk mund të mohonte se Rihanna ishte e bukur. Kjo lloj punoi në favorin tim. Ata që më quanin “e zezë” dhe jo tërheqëse filluan t’i kthenin fjalët prapë”, ka thënë ajo.

Me sa duket lëkura e saj e zezë ka qenë problematike, saqë kjo ka ndikuar që ajo tëm os ketë ndonjë të dashur.

Ajo tha se derisa u bë lidhja e saj me Rihanna-n, ajo u përball me një refuzim dhe talljet pafundme nga industria./Indeksonline/