10:03 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Njihuni me Mohamed Bamba, ylli që mund të jetë Michael Jordan i NBA-të (Video)

Mohamed Bamba është një nga projektet më interesante në botën e basketbollit. Me 2.15 metra lartësi, Bamba është qendër e Harlemit në Universitetin e Teksasit. Aftësia e pabesueshme fizike është ajo që po tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

Dy duart e tij kapin madhësinë prej 2 metra e 38 centimetra, që përbën një rekord të ri në basketboll. Poashtu, krahu i tij është i ndarë në pjesë kockore, që përbën një fenomen të ri në basketboll.

Bamba ka rekordin më të madh në basketboll pasi që ka arritur që me gjashtë hapa, 3.4 sekonda të kaloi gjysmën e fushës duke shënuar pikë.

Është e pabesueshme shpejtësia e tij, krahasuar me madhësinë që ka. Bamba është i pandalshëm, është aq i lëvizshëm dhe mund të luaj në të gjitha pozitat.

Në draftin e NBA, Bamba pritet të jetë lojtari më i kërkuar në ligën më të fortë të basketbollit në NBA.

Për shumë analistë, ai mund të arrij sukseset e Michael Jordanit në NBA pasi që është vetëm 20 vjeçar./Indeksonline/