15:14 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Njihuni me punën e re të Donadonit – dhe është befasi

Roberto Donadoni pritet t’i fillojë bisedimet me Kombëtaren e Japonisë për postin e trajnerit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ish-trajneri i Italisë dhe Bolognas tashmë ka udhëtuar drejt Japonisë për bisedime.

Donadoni do të bëhej italiani i dytë që do ta merrte këtë post pas Alberto Zaccheroni, transmeton IndeksOnline.

Zaccheroni me Kombëtaren japoneze e ka fituar Kupën e Azisë në vitin 2011.

Gjithashtu, kjo do të ishte puna e dytë e Donadonit në nivel internacional, pasi ai e drejtoi Italinë në Euro 2008./IndeksOnline/