22:08 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Njihuni me qenin që drejton traktorin, për të lëvruar arat e pronarit të tij (Video)

Ky qen i zgjuar me shkathtësi drejton traktorin e të zotit të tij, për ta lëvruar arën.

Ky qen ka tërhequr një numër të madh të vizitorëve në shtëpinë e tij, kur ai kishte hipur në një traktor të kuq, në Irlandën Veriore.

Qeni i zellshëm e ka ndihmuar pronarin e tij për të mbjellat dhe të korrat e arave.

Qeni katër vjeçar, gjithashtu është babai i katër qenve tjerë, transmeton Indeksonline.

Pronari i Rambos, Albert Reid, tha: “Askush nuk mund ta besonte atë, kur e pantë. Të gjithë e fotografonin dhe gjironin atë”.

Kemi shumë njerëz që vijnë në oborrin tonë, të cilët thjesht vijnë për të shuar kureshtjen, për ta parë nga afër qenin.

“Ai është thjeshtë shumë miqësor dhe mikpritës me të gjithë njerëzit që vijnë”, është shprehur pronari i tij./Indeksonline/