13:29 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Njoftim për maturantët, ja kur hapet konkursi për aplikim në UP

Senati i Universitetit të Prishtinës, gjatë ditës së sotme ka caktuar datën e shpalljes së konkursit për pranimin e studentëve të ri në nivelin bachelor për vitin akademik 2018-2019.

Studentët mund të aplikojnë në konkursin për nivelin bachelor që nga data 9 korrik deri më 17 korrik. Provimi pranues do të mbahet sipas njësive akademike të përcaktuara nga fakultetet ndaras. Po ashtu për provim pranues është diskutuar edhe numri i kuotave që u jepet aplikuesve. Senati ka vendosur që ti jepet kuotë atyre që aplikojnë nga Presheva e Mali i Zi, ndërsa u kërkua që numri i kuotave të komunitetit pakicë të ulet shkaku që nuk ka studentë për kuotën 12 përqind. Senati ka diskutuar edhe për vendet që nuk janë të plotësuara nëpër degë të ndryshme.

Është vendosur që vendet të cilat nuk janë të plotësuara të rishpallet konkursi prapë për ato pozita. Pas diskutimit për pikat e rendit të ditës, dekanët e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës, para senatit ngritën çështjen e rritjes së pagave të këshilltarëve politik.

Sipas dekanit të fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, këshilli politik nuk duhet të ketë pagë më të lartë se personeli arsimor.

“ Ky ligj nga vendimi i Qeverisë së Kosovës, dëmton arsimin. Ky është një degradim, qysh mujnë me pas zëvendësministrat e këshilltarët rrogën më të madhe se personeli arsimor”, tha Dugolli. Iniciativën për të reaguar ndaj vendimit të qeverisë, e ka përkrahur edhe Dekani i DIF-it.

Rektori, Marjan Dema propozoi që të shkruhet një deklaratë në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës pas ankesave të dekanëve.

Temat: