08:44 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nuk bie shi, fermerët akuzojnë Volkswagenin

Një praktikë e përdorur nga prodhuesi gjerman Volkswagen (VW) për të mbrojtur automjetet e tyre të reja nga stuhitë e breshërit ka çuar në një mosmarrëveshje me fermerët lokalë në Meksikë, të cilët pretendojnë se të korrat e tyre po dëmtohen.

Komunitetet bujqësore meksikane akuzuan Volkswagen se “arbitrarisht” po provokon thatësirë në Puebla, aty ku VW operon me fabrikën më të madhe të veturave jashtë Gjermanisë. Tani ata kërkojnë më shumë se 70 milionë pesos (3.7 milionë $) kompensim nga prodhuesi i automobilëve, transmeton IndeksOnline.

Volksëagen ka instaluar valvula që nxjerrin ajër në fabrikë, të cilat prodhojnë nxehtësi në atmosferë me qëllim parandalimin e formimit të breshërit që kishte dëmtuar makinat e parkuara jashtë godinës së kompanisë. Prodhuesit të automjeteve i është dhënë zyrtarisht leje për të përdorur këtë mekanizëm, megjithëse teknologjia ende nuk ka prova shkencore që mbështet efikasitetin e saj.

Sipas fermerëve, përdorimi i këtyre mekanizmave ka shkaktuar një thatësirë që i ka bërë të humbasin të mbjellat.

“Pajisjet e Volksëagen jo vetëm që shpërndajnë stuhitë e breshërit, por kanë ndalur reshjet që nga maji, që është fillimi i sezonit të shiut në Meksikë”, thotë Gerardo Perez, përfaqësues i fermerëve të zonës.