21:58 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nuk dështon Djokoviç, shkon në çerekfinale (Video)

Novak Djokoviç është kualifikuar për në çerekfinale të Wimbledonit.

Ish-numri një në Botë, mposhti me lehtësi tenistin nga Rusia, Karen Khachanov, 3 me 0 në sete (6-4, 6-2 dhe 6-2), shkruan IndeksOnline.

Me fitore, “Nole” është kualifikuar në çerekfinale.

Në këtë raund, Djokoviç do të takohet me Nishikorin.

Kujtojmë që në çerekfinale është kualifikuar, Nadal, Federer, Raonic, Isner dhe Anderson./IndeksOnline/