21:19 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Nuk do të besoni, por kuponët fiskal janë shumë të dëmshme për shëndetin

Më shumë se 90 për qind të faturave përmbajnë kimikate që ndikojnë në infertilitetin tek njerëzit, autizmin dhe diabetin e tipit 2, zbulojnë hulumtimet e reja.

E ashtuquajtura kimike Bisphenod A (BPA) dhe alternativa e saj kinse më e shëndetshme Bisphenol gjenden në 93 për qind të faturave që jepen në dyqane, me vetëm dy për qind që nuk kanë asnjë shtresë kimike, ka gjetur studimi i ri amerikan.

Arkëtarët dhe stafi në përgjithësi që punojnë dhe merren për çdo ditë me to, janë veçanërisht të ekspozuar dhe të prekur nga efektet e kimikatëve, ka shtuar hulumtimi, transmeton Indeksonline.

BPA, e cila reagon në hormonet e estrogjenit dhe tiroideve, ka qenë e lidhur me infertilitetin, autizmin, ADHD, obezitetin, diabetin e tipit 2, lindjet para kohe ose fillimi i hershëm i pubertetit.

Frika nga shëndeti ka bërë që BPA të zëvendësohet me BPS, megjithatë, dëshmitë sugjerojnë se edhe kjo ndikon në zhvillimin e fëmijës në mitër.

BPA dhe BPS, të cilat i shtohen faturave për t’u shtypur në to shkrimi, gjithashtu gjenden shpesh në shishe të plastikes me ujë dhe në enë të ndryshme ushqimore.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka ndaluar BPA-në të përdoret në shishet e foshnjave, ndërsa Komisioni Evropian ndalon që këto kimikate të shtohen në fatura që nga viti 2020./Indeksonline/