16:48 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Nuk do t’i ndalë as bora, “Dardanët” janë gati (Foto)

Bora e madhe në fillim të stinës së pranverës ka befasuar shtetet europiane, përfshi edhe Kosovën.

Takimi mes Kosovës U21 dhe Azerbajxhanit U21 do të zhvillohet sonte nga ora 19:00 dhe luhet në stadiumin “Adem Jashari” Mitrovicë.

Edhe pse ulëset e stadiumit janë të mbuluar me borë, tifozët kosovar “Dardanët” do të jenë të pranishëm në këtë ndeshje, për t’i dhënë përkrahje djelmoshave të Rafet Prekazit.

KosovaU21 ka të zhvilluar gjashtë ndeshje dhe gjendet në pozitën e 5’të me shtatë pikë në grupin e 5’të, ku bëjnë pjesë shtete si; Gjermania, Irlanda, Norvegjia, Izraeli dhe Azerbajxhani./IndeksOnline/