14:54 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nuk e dinte që është shtatzënë, shkon në tualet por lind binjakë (Foto)

21 vjecarja, Beth Bamford nga Stoke është një rast vërtet i veçantë dhe i pazakontë në botë.

Ajo kishte qenë shtatzënë, në bark kishte dy fëmijë binjakë, por nuk e kishte ditur deri në ditën e lindjes, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

Kjo pasi Beth nuk kishte asnjë simptomë shtatzënie, madje ajo kishte edhe periodat çdo muaj, sikurse çdo femër, por vetëm shtoi disa kilogram të cilat mendonte se i kishte nga ushqimi që konsumonte.

Nëna e re ishte zgjuar natën të kryente nevojat e saja në tualet, por diçka nuk shkonte siç duhej.

Ajo u detyrua të thërras ambulancën që ta marrin në banesën e saj, për t’i lindur pastaj binjakët në spital.

Brth kishte vizituar disa herë mjekun e saj duke menduar se ishte e sëmurë, por as mjeku e as nëna nuk e vërejtën se ajo ishte shtatzënë.

Sidoqoftë, ajo thotë se binjakët janë një surprizë e madhe për familjen e saj, duke e mirëpritur këtë fakt.

“Ishte një goditje e madhe, por edhe surprizë e këndshme. Unë nuk e dija fare që jam shtatzënë. Isha në shtrat me partnerin, shkova në banjo sepse kisha dhimbje. Atij nuk i thash asgjë, vetëm shkova të marr një gotë ujë poshtë, por gjërat u përkeqësuan. Në një moment po ndjeja dhimbje, në momentin tjetër kisha para  vetës dy bebe të vogla”, ka thënë Beth.

Ajo tregon si emergjenca përmes telefonit, pas lindjes së binjakut të parë, e këshillonin të ndrydhte barkun.

Por ajo thotë se kur e bëri një gjë të tillë, poshtë doli edhe një bebe tjetër, e që e befasoi pa masë.

“Ambulanca kur erdhi më kërkonte shënimet për kontrollat e bëra gjatë shtatzënisë, por unë nuk kisha asgjë. Ju thash që nuk e dija se isha shtatzënë, por askush nuk më besonte, madje as partneri im, i cili mendonte se e kisha fshehur një gjë të tillë. Unë nuk kisha asgjë për të marr me vete në spital, as pelena për foshnjat”, ka thënë tutje Beth.

Mjekët besojnë se lindja u bë në javën e 37 të shtatzënisë më 21 shkurt, derisa binjakët nuk përngjajnë aspak me njëri-tjetrin. /Indeksonline/