11:45 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nuk e ka ndërmend të pensionohet, Pizarro bëhet shok skuadre me Milot Rashicën (Foto)

Sulmuesi i njohur, Claudio Pizarro nuk e ka ndërmend të pensionohet.

Ylli gjerman është larguar nga FC Koln dhe ka firmosur kontratë një-vjeçare me Werder Bremen, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga Bundesliga, të cilët thonë se lojtari u transferua për t’i dhënë fund karrierës profesionale në fund të sezonit 2018/19.

39-vjeçari është legjendë e Werderit, pasi ka luajtur afro 200 herë në kohëra të ndryshme, (1999-2001, 2008-2009, 2009-2012 dhe 2015-2017).

Pizarro karrierën e nisi te ekipi i Deportivo Pesquero, për t’u transferuar më pas në Alianza Lima.

Ai luajti edhe për klube të mëdha si Bayern Munchen dhe Chelsea./IndeksOnline/