13:55 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nuk është Kosova, ky shtet i sjell më shumë përfitime nga turizmi Shqipërisë

Vitet e fundit në Shqipëri ka shënuar një rritje e numrit të turistëve nga disa prej tregjeve të synuara europiane dhe botërore.

Megjithatë ata që merren me turizmin e dinë shumë mirë se sa peshë ka një turist shqiptar dhe sa një i huaj kur vjen puna për të bërë pagesat.

Por cilët janë turistët që i sjellin më shumë përfime ekonomisë shqiptare?

Nuk diskutohet që vendin e parë vijojnë ta mbajnë turistët fqinjë nga Kosova dhe Mali i Zi, të cilët ndonëse kanë një tendencë për ta braksur vendin amë mbeten përsëri të parët sidomos në vijën bregdetare.

Sipas Scan Tv një shtetas nga Kosova qëndron në Shqipëri mesatarisht 3.8 ditë dhe 83% e tyre qëndrojnë në hotel, ndërsa shpenzimi mesatar ditor për person arrin në 55 euro.

Gati njëlloj janë me shpenzimet edhe shtetasit nga Maqedonia. Por për sa i përket shpenzimeve që bëjnë, malazezët janë më të pakursyer në argëtim.

Shpenzimet ditore për person të një turis nga Mali i Zi arrijnë në 105 euro dhe 93% e tyre zgjedhin luksin e një hoteli, për një kohëzgjatje mesatare prej 2.7 ditësh.

Malazezët janë kombësia që shpenzon më tepër ndër grupin e 5 shteteve me vizitorët më të shumtë në Shqipëri Pas tyre ndjekin italianët që prishin 92 euro në ditë për person, por për një kohëzgjatje më të madhe me mesatarisht 6.2 ditë.

Edhe turistët nga Greqia kanë një mesatare të mirë shpenzimi, prej 78 eurosh në ditë, duke llogaritur që një turist i huaj në vendin tonë shpenzon mesatarisht 63 euro në ditë. Ajo që vihet re është një rritje e numrit të turistëve të huaj, sidomos gjatë vit të kaluar.

Gjatë sezonit veror të 2017 ka patur një rritje të numrit të vizitorëve ku përmenden rritja me 111% e vizitorëve ukrainas, rritja me 63% e vizitorëve suedezë, rritja me 42% e vizitorëve bullgarë, rritja me 33% e vizitorëve norvegjezë, rritja me 30% e vizitorëve polakë dhe rritja me 22% e vizitorëve kroatë.