13:11 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nuk është Spanja e as Kroacia, këto janë bukuritë e bregdetit shqiptarë (Foto)

Bregdeti i Shqipërisë nga viti në vit po vazhdon të ketë rritje të fluksit të turistëve evropian edhe nga pjesë të tjera të botës, e që lirisht mund të themi se po rivalizon Spanjën dhe Kroacinë.

“Lirë dhe mirë”, ky është slogani që mori Shqipëria nga vizitorët e ndryshëm.

Kurse, për ju që dëshironi ta dini se çfarë kohe do të kemi gjatë muajit korrik, meteorologët kanë paralajmëruar se temperaturat do të sillen nga 30 deri në 34 gradë C’.

Më poshtë, “Indeksonline” ua sjellë disa pamje të jugut të bëra sot, respektivisht plazhit në Dhërmi i cili njihet një nga vendet me shkëmbinj të bardhë që përkëdhelen nga ujëra blu në jeshilë.