16:14 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nuk i pëlqeu dhëndri, babai djeg për së gjalli vajzën e tij (Foto)

Një burrë indian është arrestuar javën e kaluar për djegien e vajzës së tij të gjallë, vetëm pse ajo kishte dashur të martohej me një djalosh, i cili nuk i përkiste shoqërisë së tyre.

I dyshuari nga fshati Chainpur Sarkar, 52 vjeçari Sundar Lal Yadav ka djegur vajzën 19 vjeçare, e cila ishte nisur të takohej me të dashurin, transmeton Indeksonline.

Dëshmitarët thonë se adoleshentja po dilte nga shtëpia ku shkoi për të marr dokumentet e nevojshme në mënyrë që të kurorëzohej me të dashurin e saj.

Kur dëgjoi për këtë, babai i çmendur mori kerozinë dhe e hodhi mbi trupin e vajzës, për t’i vënë flakën pastaj.

Fqinjët kur dëgjuan britmat, dolën jashtë por tanimë nuk mund të bënin asgjë sepse ishte shumë vonë. /Indeksonline/