22:36 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Nuk ishte Reali në finale, Atletico Madrid kampion i Europa Ligës (Video)

Atletico Madrid është kampion i Europa Ligës për herë të tretë në histori të klubit.

Spanjollët në finale mposhtën Olimpic Marsielle me rezultat 3-0, shkruan indeksonline.

Atleticon në epërsi e kaloi Antonio Griezmann në minutën e 21-të duke shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes.

Punët për francezët u bënë edhe më vështirë kur futbollisti më i mirë i skuadrës, Dimitri Payet u largua për shkak të lëndimit.

Katër minuta pasi filloi pjesa e dytë, Griezmann dyfishoi rezultatin me një gol pas një aksioni shumë të bukur.

Një minutë para fundit, Gabi shënoi golin e tretë për në këtë ndeshje për të vulosur rezultatin përfundimtar.

Atletico Madrid ka qenë kampion i Europa Ligës në vitin 2010 dhe 2012. /IndeksOnline/