17:45 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

 Nuk ka kontratë të re për Spallettin!

Luciano Spalleti ka zbuluar çuditërisht se nuk ka nënshkruar një kontratë të re me Interin.

Trajneri i Interit mbajti një konferencë për shtyp këtë pasdite dhe pritej të thotë se ai kishte rinovuar kontratën deri më 2021, por duket se bisedimet do të duhet të presin deri në një datë të mëvonshme.

“Kam një kontratë, çfarë është nxitimi” , tha Spalleti kur u pyet për çështjen e rinovimit të kontratës.

Gjithashtu ai ka shprehur se është i lumtur me jetën e tij në Inter dhe tha se asgjë nuk ka ndryshuar edhe pse është kualifikuar për të hyrë në Ligën e kampionëve./IndeksOnline/