17:18 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nuk ka VAR, por ka kamerë, kështu u mor vendimi për një gol në Peru (Video)

Në një ndeshje amatore në Peru ka ndodhur një ngjarje interesante.

Futbollisti i ekipit me fanella të verdha (që nuk dihet emri), shënoi një gol, por topi kishte shqyer rrjetën, shkruan IndeksOnline.

Ekipi kundërshtar reagoi drejt gjyqtarit duke i thënë se topi ishte jashtë portës dhe se ky nuk ishte gol!

Kjo ngjalli dyshime se a ishte gol apo jo? Por, duke i falënderuar një fotografi, i cili e kishte incizuar rastin, gjyqtari mori vendimin se goli ishte i rregullt.

Ai iu afrua fotografit duke shikuar kamerën e këtij të fundit sikur të ishte sistemi i teknologjisë VAR.

Për më shumë shikoni videon…