21:50 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018

Nuk mjaftojnë 90 minuta për të mësuar finalistin e dytë (Video)

Anglisë dhe Kroacisë nuk i kanë mjaftuar 90 minuta për të siguruar biletën për në finale.

Britanikët dhe ballkanasit barazuan 1-1 pas kohës së rregullt të ndeshjes.

Anglezët kaluan të parët në epërsi, kur një ndërhyrje të shkaktuar nga Modric e ktheu në gol Kieran Trippier në minutën e pestë.

Pas këtij goli, anglezët u kthyen në mbrojtje dhe lejuan kroatët të zhvillojnë lojën e tyre.

Goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 68-të kur Ivan Perisic shfrytëzoi shumë mirë një krosim të Sime Vrsaljko. /IndeksOnline/

Temat: