17:51 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nuk mjaftojnë 90 minuta, Spanja dhe Rusia “luftojnë” në shtesa (Video)

Ndeshja në mes të Spanjës dhe Rusisë do të luhet në shtesa dy herë nga 15 minuta.

Ndeshja e rregullt prej 90 minutave përfundoi në barazim 1-1, shkruan indeksonline.

Spanjollët kanë kaluar të parët në epërsi me autogolin e Ignashevich në minutën e 12-të.

Rusia barazoi në minutën e 41-të me golin e Dzyuba nga penalltia pas prekjes me dorë të topit nga Pique.

Në pjesën e dytë skuadrat nuk arritën të shënojnë dhe ndeshja u detyrua të shkojë me vazhdime.

Kujtojmë se për herë të parë në një Kampionat Botëror mund të bëhet zëvendësimi i katërt. /IndeksOnline/