22:51 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nuk mjaftojnë 90 minuta, Superkupa shkon me vazhdime (Video)

Ndeshja e Superkupës së Evropës në mes të Real Madridit dhe Atletico Madridit do të luhet me vazhdime.

Koha e rregullt në mes dy skuadrave të kryeqytetit spanjoll përfundoi në barazim 2-2, shkruan indeksonline.

Serinë e golave e hapi Diego Costa me një gol të bukur vetëm 50 sekonda pasi kishte filluar ndeshja.

Më pas Reali dominoi ndeshjen deri në shënimin e golit të barazimit në minutën e 27-të nga Karim Benzema.

Fituesit e Ligës së Kampionëve arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 63-të, ku një penallti të shkaktuar nga Godin e shndërroi në  gol Ramos.

Atletico arriti të barazoj rezultatin në minutën e 79-të me golin e dytë të Diego Costas që e dërgoi ndeshjen në vazhdime. /IndeksOnline/