14:41 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nuk ndalet Audi, prezantohet edhe TT e re [Foto]

Gjenerata e tretë e re e Audi TT është zbuluar.

Ky model është një nga makinat më të rëndësishme të markës gjermane. Audi ka shitur rreth 600,000 TT në tri gjeneratat e saj dhe është ende një pikë referimi për kompaninë – vecanërisht në dizajn.

Audi thotë se është TT përditësuar në tri fusha kryesore: sportiviteti, motorët dhe teknologjia.

TT e re vjen me këta motorë: 40 TFSI (194 kuajfuqi) , 45 TFSI (245 kuajfuqi) dhe TT S (302 kuajfuqi) , të gjithë me benzinë.

Pra nuk do të ketë një TT dizel. Audi poashtu vjen me një ngjyrë më ndryshe nga pjesa e jashtme, ndërsa ulet në rrota 19 inç. Sipas raportimeve flitet se do vie edhe një version më i fuqishëm i TT pas një kohë, i cili prodhon 400 kuajfuqi. /IndeksOnline/

Temat: