11:00 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Nuk ndalet, Krasniqi shënon tjetër gol në Malajzi (Video)

Mesfushori me tipare sulmuese, Liridon Krasniqi vazhdon me formë fantastike në Malajzi.

Ylli kosovar ka shënuar një tjetër gol në fitoren e skuadrës së tij, Kedah FA 2 me 1 ndaj Selangor, shkruan IndeksOnline.

Krasniqi shënoi golin e dytë për ekipin e tij, pas një aksioni fantastik të nisur nga vet kosovari.

Ky ishte goli i shtatë pas 12-xhirove në Superligën e Malajzisë.

Skuadra e Liridon Krasniqit tani ka 21 pikë dhe gjendet në pozitën e 5’të, shtatë më pak se lideri Johor DT (28)./IndeksOnline/