19:47 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Nuk pastrohet bora, arrin deri në 20 centimetra në autostradën Lipjan-Prishtinë (Video/Foto)

Që nga dita e djeshme reshjet e borës në vend kanë qenë pothuajse të pandalshme.

Në çdo pjesë të Kosovës, bora ka arritur të shkaktojë edhe telashe në qarkullim e sipër.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, në autostradën Lipjan-Prishtinë,  trashësia e borës ka arritur në afro 20 centimetra përderisa nuk shihen as Njësitet Emergjente të Pastrimit të saj.

Gjithashtu rruga është vështirë e qarkullueshme dhe se nuk është parë as edhe një kamion i pastrimit gjatë qarkullimit në këtë pjesë, gjë që ndodhë në raste të shumta në anë të ndryshme të Kosovës./Indeksonline/