07:33 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nuk quhet kot ‘Bisha’, kjo sqarohet përmes ushtrimeve që ai bën! (Video)

Nëse rastësisht kërkoni njeriun të cilin mund ta merrni si shembull, pa marrë parasysh a është fjala për planin afarist apo privat, aktori Dwayne Johnson është personi ideal për këtë. Për ç’arsye?

Themi që fjala është për atë që ai aktualisht është njëri ndër yjet e Hollywoodit që, shkatërron në çdo gjë, ndërsa çdo gjë që prek e shndërron në ar.

Pos kësaj, duket si edhe si goxha tip interesant, ndërkaq gjithë këtë që e ka arritur, e ka arritur me punën e vet, me punë të palodhshme, sepse krahas të gjitha obligimeve ditore, dita e tij fillon dhe përfundon në palestër. Dhe prandaj shtrohet pyetja cili është preteksti juaj që të mos arrini të ndani pak kohë për veten dhe për shëndetin tuaj?

Natyrisht, e njëjta pyetje mund t’i shtrohet edhe vetvetes, mirëpo nëse kjo pjesë e videos nuk do t’ju motivojë që të ndryshoni qëndrimin e caktuar, atëherë për ju me siguri nuk ka shpëtim.

Ne po ngutemi, është koha që të fillojmë treningun, sepse siç thotë aktori i njohur si ‘The Rock’: “Gjak, djersë dhe respektim!

Dy të parat i jep, të fundit e meriton! Nisjani dhe meritojeni… çdo ditë!”