10:21 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nuk shkon askund/ Milinkovic i kryen testet mjekësore te Lazio (Video)

Është përfolur shumë për të ardhmen e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Mesfushori serb sapo ka mbërritur në Klinikën “Paideia” për t’i kryer testet mjekësore dhe të nis sezonin e ri si lojtar i Lazios, shkruan IndeksOnline.

Milinkovic edhe pse ka marr shumë oferta, duket se do të qëndrojë në Itali.

Ai po kërkohet me ngulmë nga Barcelona, Chelsea dhe Juventusi.

Shifra për transferimin e serbit është rreth 100 mijë euro.

23-vjeçari së bashku me lojtarët (transferimet) e reja, si Badelj dhe Correa kanë kryer testet mjekësore me sukses./IndeksOnline/