11:02 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Nuk u ftuan nga kombëtaret, shkojnë në Dubai me pi çaj! (Foto)

Është koha për futbollin e shteteve, të cilat kanë organizuar ndeshje miqësore para Kampionatit Botëror që nis në qershor të këtij viti dhe mbahet në Rusi.

Shumë futbollistë për shkak të ndeshjeve të dobëta me ekipin kanë humbur vendin në kombëtare, shkruan IndeksOnline.

Por për disa futbollistë kjo gjë as që po iu bëhet vonë, pasi kohen e lirë po e shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Disa futbollistë të kampionit aktual në Premierligë, Chelsea kanë shkuar për pushime në vendin më të bukur në planet, Dubai.

Gary Cahill, Cecs Fabregas, Alvaro Morata dhe Emerson, u panë së fundi herë në restaurantin e të njohurit nga Turqia, “Nusr_et”.

Përveç mishit që iu servua, futbollistët e Bluve të Londrës i pinë nga “70 çaja”!.

Futbollistëve të lartpërmendur u ka mbetur edhe pak muaj për ta treguar vetën te klubi i Chelseat, para se të fillojë Kampionati Botëror./IndeksOnline/