10:13 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

“Nxehet” Labi, pasi ia përqeshën Pacollin

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri i ka dal në mbrojte shefit të tij të partisë, Behxhet Pacollit, pasi këtë të fundit e përqeshën mediet rreth “takimit” që kishte me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në korridoret e OKB-së.

Sipas Labit, kryediplomati kosovar ka miqësi të vjetër me numrin një të Amerikës, shkruan Indeksonline

“Unë edhe mund t’a pranojë se në disa raste nuk pajtohem me Pacollin, por kur është diqka e padrejtë ndaj tij,apo dhe ndaj të tjerëve, reagojë pa një pa dy”, ka shkruar ai.

Postim i plotë:

Për Behgjet Pacollin!

Interesant!

Disa individ të shprazur në kokë, paskan gjetur kohë, që të mundohën, me e injorua një njeri puntorë e i p’a dēmshëm për shtetin e kombin, me emrin; Behgjet Pacolli! Kjo paska ndodhur për faktin që a’i i’a paska dhënë dorën Trampit! Ai, e k’a mik Trampin o shoqitttt breee, mik e ka, edhe madje qe 20-30 vite…!

Imagjinoni, me ardh ‘Tramp’ në Kosovë, këta që mundohen me injoru njeriun tonë, i nënshtrohen Trampit, a deri dje edhe ate e kanë qeshur, kurse tanët atje në OKB, i injorojnë!!

Kjo është jeta në Kosovë, e padrejtë….!

Vazhdoni ju priftë e mbara..!

Ju, nuk dini se qështë respektiii, e nê anën tjetër mundoheni t’a përqeshni zotriun atje me punën e tij.

Sigurisht të ishit ne vendin e Bejgjet Pacollit në atë rastë, as që kishit tentua ( guxua) të i’a zgjatni dorën Trampit, se ju kish injorua të gjithëve.

Unë edhe mund t’a pranojë se në disa raste nuk pajtohem me Pacollin, por kur është diçka e padrejtë ndaj tij,apo dhe ndaj të tjerëve, reagojë pa një pa dy.

Ditën e mirë.

  1. PACOLLI, të përshendesim nga Kosova e Shqipërisë.

LABINOT TAHIRI

FERIZAJ KOSOVE E SHQIPĒRISË.