23:11 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nxënësi i jep leksion profës, Lampard eliminon Mourinhon

Manchester United është eliminuar nga kupa e Ligës pasi u mposht nga Derby në Old Traford pas penalltive.

Mourinho me këtë rast mposhtët nga ish lojtari i tij te Chelsea, Frank Lampard shkruan indeksonline.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

United e nisi mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e tretë me anë të Juan Matas.

Derby arriti të barazoj në minutën e 59-të me golin e Wilson.

Punët u bënë keq për Manchesterin në minutën e 67-të kur Romero u largua me të kuq.

Golin e dytë për skuadrën e Lampard e shënoi Marriott pesë minuta para fundit.

Por në minutat shtesë u paraqit Fellaini i cili me një gol me kokë e dërgoi ndeshjen me penallti.

Derby fitoi me rezultat 7-8 pas gjuajtjeve të penalltive. Phil Jones ishte i vetmi nga 16 gjuajtësit që nuk arriti të shënoj./IndeksOnline/