12:29 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ooo zv.ministër, ka je nis në këto orë të mbrëmjes?  

Keqpërdormi i veturave zyrtare është bërë ‘shprehi’ e keqe nga disa përfaqësues të shtetit.

Rasti i fundit është i zv/ministrit të Qeverisë së Republikës, Qazim Rrahmani i cili dyshohet se keqpërdori veturën 3Z.

Në pikë të natës (ora 11:00) zv/ministri për Kthim dhe Komunitete shihet teksa endej nëpër Ferizaj, respektivisht në lagjen Sallhane.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka tërhequr vërejtjen disa ministrave dhe zyrtarëve të tjerë që mos të keqpërdorin automjetet shtetërore.