17:12 / E Enjte, 12 Prill 2018

Operimi i kancerit të gjirit shkakton përhapjen e tumoreve

Operimi për largimin e kancerit të gjirit në pacientë mund të shkaktojë përhapjen e tumoreve, por barnat e lira sikurse aspirina mund të ndikojnë në parandalimin e gjendjes, tregon një studim i ri.

Mjekët për dekada kanë punuar për të njohur arsyen e kthimit të tumorit te pacientët pas operimit të tij.

Në studim janë analizuar të dhënat e 40 mijë njerëzve, që kanë vdekur nga kanceri i gjirit, të cilët fillimisht kishin hequr kancerin, por më vonë ai ishte rikthyer në trup.

Gjetje e reja nga studiuesit e Institutit teknologjik të Masaçusets tregojnë se barnat sikurse aspirina mund të ndihmojë parandalimin e kthimit të tumoreve pas heqjes së tyre.

Bari është në gjendje të mbajë në nivel sistemin imunitar duke mos lejuar përhapjen e tumoreve në trup.