17:36 / E hënë, 10 Prill 2017

A është e lehtë të jetosh në kohën e idiotëve?

A është e lehtë të jetosh në kohën e idiotëve?

Shkruan: Zafir Berisha

Të jetosh në kohën kur fundërrinat dhe idiotizmi zënë hapësirë në jetën publike dhe mediale nuk është e lehtë. Kjo nuk është e lehtë veçanërisht për ata të cilët asnjëherë Kosovën nuk e kanë menduar kështu:  -Kur presidenti i vendit mashtron publikishtë dhe nuk skuqet fare duke menduar se Kosova është pron private e tij. -Kur kryeministri rren aq flliqur sa që premton atë që as vet nuk e beson. -Kur legenat e qeveris së Kosovës në Bruksel përqafohen si me i pas vllezër prej nënës dhe babës me pasardhësit e Millosheviqit. -Kur prapanica e një prostitute bëhet top lajm në mediet e shkruara dhe elektronike.  

-Kur politikanet në media më shumë përshkruhen se sa janë seksi, se sa për vlera tjera. -Kur studentja kushtëzohet nga profesori me shkuarje në shtrat. -Kur spiuni bëhet patriot dhe shet mend se si duhet bëhet shteti. -Kur dezertori shitet si komandant i UCK-së e komandanti mendon se Kosova është pronë e tij. -Kur ai që ka dhënë gjymtyrët e trupit për këtë vend jeton i harruar dhe në mjerim si në mesjetë. -

Kur luftëtari i vërtet i UÇK-së ka mbetur në duart e dezertorit për tu verifikuar aktiviteti i tij ushtarak. -Kur politikani edhe kur gënjen bëhet top lajm në media.  -Kur të vetë quajturit “analist” shesin mend duke menduar se vetëm ata dinë.  -Kur ai që ka dhënë qoftë 5 marka për Kosovën dikur në Gjermani, kurse në anën tjetër i ka vjedhur 500 mijë bëhet faktorë për shkak të vasalitetit ndaj politikës  -

Kur hajduti i parasë publike respektohet nga qytetari /dhe quhet djali zoti/edhe pse dihet që është hajdut.  -Kur dikush nuk të përshëndet as në rrugë edhe pse dikur e ke ushqyer me bukë.  Kur analfabeti që ka diplomë me “vulë patate” është faktorë institucional.  -Kur hajnia,mashtrimi dhe prerja në besë /tradhëtia/ quhet politik bërje. -Kur pacienti në spitale trajtohet si mall “kusuritje” dhe pë shërbime shëndetësore duhet bë pazar me mjekun si në tregë të plaqkave...  

-Kur i jepet të drejtë , pa të drejtë edhe idiotit vetëm pse është faktorë në politikën ditore. -Kur për një traktor dru shkon 2 vjet burg efektiv, e për 60 milion euro dënohesh 2 vite me kusht. -Kur në emër të drejtësis bëhet padrejtësi  -Kur qytetari ankohet në polici për padrejtësi që i bëhet nga pushtetarët , polici i thotë mos u anko se nuk të del mirë. -Kur nota kaluese në Gjimnaz jepet për 5 qebapë. -

Kur profesori i ndëshkon nxënësin vetëm pse prindi i tij nuk mendon politikisht sikur ai.  Pas gjithë kësaj që thash natyrshëm shtrohet pyetja: kur në këtë vend do të kthehet jeta normale dhe kur do të vlerësohen vlerat e mirëfillta, kur do të gjykohet i pa drejti dhe të vlerësohet i drejti, kur drejtësia dhe ligji do të jenë mbi të gjitha, kur amoraliteti nuk do të trajtohet si moral.

Kosova vazhdon të ecë në Orbitrekun e Top Shop-it! 

Lexo të tjera