18:25 / E hënë, 26 Dhjetor 2016

A kemi intelektual llapjanë që guxojnë të flasin?

A kemi intelektual llapjanë që guxojnë të flasin?

Po ti shikosh shifrat gjejmë se kemi, me qindra a ndoshta e mijëra intelektualë, me tituj të ndryshëm që krekosen me titujt e tyre sa herë takohesh me ta, bëjnë se janë të dijshëm dhe i renditin problemet dhe dështimet e qeverisjes së keqe dhe kritikojnë sidomos strukturat drejtuese të partive politike që udhëhiqen nga njerëz të padijshëm  injorant, që as familjarët e vet si kanë mbështetës të partisë politike që drejton në nivel komune dhe që na fyejnë inteligjencën tonë sa here dalin në publik.

 Por për çudi heshtin sikur të ishin nga një vend i largët dhe jo nga këtu. Pse heshtin kur se paku intelektualët do të duhej ta dinin se janë bashkëfajtorë që qeverisja është e keqe, që ky vend është duke u bërë i pajetueshëm pikërisht për shkak të pasivitetit dhe servilitetit te tyre ndaj të fortëve të partive politike.

Pse nuk flasin, nuk kanë guxim intelektual apo janë nën presionin e subjekteve politike. Apo ndoshta po kalkulojnë për interesa personale  duke shpresuar se heshtja është më e mirë për kohën!

E vërtetë është se, sot kemi një listë të gjerë intelektualësh me grada të larta shkencore, magjistra e doktorë shkence, profesorë, arsimtarë, juristë, ekonomistë, arkitekt etj. Por fare pak  sheh që në jeten publike , intelektualët debatojnë për zhvillimet politike, si dhe më rrallë emrat e njohur përballen me sfidat e kohës.

Parashtrohet pyetja pse heshtin ?, – pse ato fjalë që i thonë kafeneve, çajtoreve, restoranteve nuk i hedhin në letër  dhe nuk marrin iniciativa për të debatuar për zhvillimet politike dhe për të kërkuar reforma duke ua hapur rrugën atyre që dinë që kanë guxim dhe i kërkon koha . Disa gjuhëtarëve,juristëve, intelektualëve, shkrimtarëve, të botuesve, të artistëve, të ekonomistëve, të historianëve etj. Pse nuk iu dëgjohet zëri?

Pse nuk e thonë realitetin,  kaluan plot 17 vite dhe njerëzit e njejtë që vazhdimishtë dështojnë të sjellin ndryshime vazhdojnë të mbajnë pozita drejtuese në subjekte politike, a  janë të kënaqur me këto zhvillime, nëse (nuk) janë të kënaqur pse heshtin?

Apo si zakonisht edhe ata si të tjerët, së pari kanë siguruar  një vend pune për vete  dhe nuk qajnë kokën për mijëra qytetarë që ua kanë dhënë besimin për të sjellë ndryshim pozitivë.

A është ky parim i intelektualizmit shqiptar. Pse intelektualët nuk mbajnë takime publike, tryeza të debatit politik, kur dihet fakti se zëri i tyre në formë të organizuar  do të detyronte burokratët nga qendra ta shikonin me prioritet këtë çështje. Pse nuk reagojnë guximshëm kundër deformimeve politike, pse nuk iu bëjnë vërejtje subjekteve politike për frazeologjinë e thatë e pompoze, pse nuk publikojnë variantet apo shtigjet e një politike të dobishme për qytetarin llapjanë etj.

 A thua mos vallë partitë politike që qeverisen nga njerëz të padijshëm janë pushteti absolut i shoqërisë llapjane , mos vallë partitë politike janë toka e qielli i shoqërisë Brenda se cilës ne vendnumrojmë pa pasur progres  .

Gjatë viteve të fundit por edhe më herët kemi përjetuar një  mori dukurish  të shëmtuara të cilat dëmtuan qytetarin  por zëri i intelektualëve llapjanë nuk u dëgjua, zëri i ajkës mbeti një zë i shterur.

Ky qëndrim intelektual pengon zhvillimin e një shoqërie demokratike, nuk sjell kurrfarë dobie për të ardhmen e një vendi, cili do qoftë ai, por përkundrazi sjell mjegull e errësirë. Kjo mjegull e errësirë më së shumti i bën dëm qytetarit te ndershëm që paguan taksa e nuk merr shërbime.

Ana tjetër e medaljes është e njohur. Partitë politike në  llap dhe jo vetëm, kalojnë për rreth hundëve të intelektualëve, i anashkalojnë, i injorojnë dhe në fund i akuzojnë se gjoja ata nuk dëshirojnë të kyçen në politikë. Kjo formë është prezentë në kursin politik partiak. Por intelektualët nuk guxojnë të heshtin.

 Ata vazhdimisht i theksojnë gabimet politike që paraqesin mjerimin tonë, por kurrsesi për të marrë guximin dhe për ta thënë të vërtetën në mediat e shkruara dhe ato elektronike. Të vetmit që mund të thuhet se merren pak me seriozisht me problemet e shoqërisë janë shoqëria civile aty-këtu  dhe gazetarët.

A thua a me të padijshëm janë intelektualët që e lejojnë të udhëhiqen nga të padijshmit, apo vet ata që na udhëheqin?

Reagimet  intelektuale dhe të matura e pengojnë të keqen dhe shpesh herë e korrigjojnë duke hapë shtigje të reja në dobi të popullit, i cili historikisht jetoi me vuajtjet dhe plagët e kohës.

Për sa folëm më lartë për një ndryshim pozitiv e vetmja alternativë mbetët të mbështetën kandidatët e PAVARUR të cilët guxojnë të flasin dhe nuk janë peng i partive politike dhe të bëmave të tyre gjatë këtyre 17 viteve që kaluam.

Shkruar nga Shemsi Jashari

Lexo të tjera