21:50 / E enjte, 07 Shtator 2017

Avansimi i familjeve moderne

Avansimi i familjeve moderne

Shkruan: Feride Ahmeti

Ne po jetojmë në një kohë relevante me shumë sfida në jetë, sfida për ne si individ, për familjen dhe për shoqërinë. Individi dhe familja, sfida ka pasur gjithmonë edhe në familjet klasike, po dhe në këtë të tashmen moderne.

Familja është bërthamë e shoqërisë dhe duhet të kuptohet si celula e parë, e vetme dhe më e rëndësishme në procesin e socializimit, që është proces i përhershëm dhe universal. Theksojmë se familja e sotme bashkëkohore dallon nga familja tradicionale në shumë aspekte . Ajo përbëhet nga një numër më i vogël  njerëzish që e krijojnë atë, krahasuar me familjen e më parshme që përfshinte edukimin, traditat dhe zakonet etj.

Sipas hulumtimeve të ndryshme, familja bashkëkohore po ballafaqohet me vështirësi dhe me probleme të shumta, siq janë gjendja ekonomike, sociale, politike. Por ne po përpiqemi t’i japim kahje pozitive, sepse roli I familjes është shumë i rëndisishëm dhe jashtëzakonisht jetik në çdo shoqëri.

Po e përmendim me këtë rast, natalitetin në Kosovë, si një segment të ndryshimit të familjes moderne, bazuar edhe nga hulumtime të shumta që janë bërë në vendin tonë, mund të themi se gjatë vitit 1990 ishin raportuar 85.000 lindje, kurse në vitin 2001 ajo zbriti në 52.000 lindje. Për derisa në të kaluarën edhe në rrethana shoqërore të vështira, në një familje lindnin 7 fëmijë (riprodhim i zgjeruar), kurse tash edhe në kushte të ngritjes dhe punësimit, familja ka rënë mesatarisht në dy fëmijë ( një repruduksion i thjeshtë). Padyshim se ky është rezultat i ngritjes profesionale të partnerve brenda familjes, i martesave të vonshme, apo i mosmartesave, si dhe i disa arsyeve të tjera.

Koha e sotme , moderne e ka transformuar familjen në një formë tjetër, duke ia zbehë rëndësinë fundamentale që e kishte familja në të kaluarën. Po çfarë mund të themi atëherë? Kjo intesifikon trendet që bartin me vete një gamë të gjërë të transformimit përmes teknologjisë kolosale në familjet moderne.

Kështu transformimi I familjes po ndodh edhe në përmasa botërore dhe po ballafaqohet me probleme dhe me vështirësi të shumta që po zhvillohen në familje dekompozuese ndërmjet anëtarëve të saj. Si dukuri dinamike me tempo të shpejtë në familjet e sotme, faktori kryesor është gjendja gjithnjë më eroduese si në faktorin ekonomik dhe social në familjet tona. Dhe për fat të keq kjo dukuri ka përfshi çdo pore të jetës shoqërore.

Cila do të ishte rruga më e përshtatshme për zgjidhjen e këtyre problemeve? Për të dalur nga kjo gjendje nevojitet dhe kërkohet ndihma adekuate institucionale, e përhershme në të gjitha aspektet socio-ekonomike, arsimore, morale d.m.th. gjithëpërfshirëse.

Konkludojë se familja është shumë e rëdësishme, bërthamë e shoqërisë, për të cilën duhet të sakrifikohet gjithëçka, për të pasur mirëqenie familjare dhe një shoqëri përparimtare e moderne.

Lexo të tjera